Ministria e Kulturës e Kosovës ka reaguar me ngushëllime për ndarjen nga jeta në moshë të re të artistit Shpat Kasapi.
Në telegramin e ngushëllimit, ministria thekson se vdekja e Kasapit ka prekur thellë të gjithë komunitetin artistik dhe artdashësit në trojet shqiptare. “Shpat Kasapi, me zërin, punën dhe prezencën e tij artistike, arriti të bashkonte publikun dhe të krijonte një lidhje të veçantë me artdashësit. Kontributi i tij mbetet i pashlyeshëm dhe kujtimi për të do të jetojë gjatë”, thuhet në telegram.
Ministria shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kasapi, komunitetin artistik, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, si dhe për të gjithë ata që e vlerësuan dhe e deshën artin e tij. /Gjurmuesi/









