Filmi artistik “Dua” nga Blerta Basholli përfundon xhirimin

Xhirimet e filmit të ri artistik “Dua” kanë përfunduar zyrtarisht, duke shënuar mbylljen e një faze intensive pune për ekipin e produksionit. Projekti tashmë hyn..

1 minute

Read Time

Xhirimet e filmit të ri artistik “Dua” kanë përfunduar zyrtarisht, duke shënuar mbylljen e një faze intensive pune për ekipin e produksionit. Projekti tashmë hyn në fazën pasuese të përgatitjeve për premierën dhe prezantimet ndërkombëtare.

Filmi me metrazh të gjatë, me skenar dhe regji nga Blerta Basholli, është realizuar si prodhim i Ikonë Studio (Kosovë) nën kujdesin e producentëve Valon Bajgora dhe Yll Uka. Projekti është bashkëprodhuar edhe nga Britta Rindelaub & Thomas Reichlin të Alva Film (Zvicër) dhe Amaury Ovise nga Kazak Productions (Francë).

Xhirimet kanë zgjatur gjithsej 35 ditë, nga data 4 tetor deri më 19 nëntor 2025, periudhë gjatë së cilës është ndërtuar një histori e fortë dhe emocionale që synon të lërë gjurmë.

Në kastën kryesore marrin pjesë aktorët: Pinea Sylejmani, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Sylejmani, Andi Bajgora, Vlera Bilalli dhe Fiona Abdullahu. Performancat e tyre pritet të sjellin një film me peshë të veçantë për kinematografinë shqiptare dhe kosovare.

“Dua” synon rrugëtimin në festivale ndërkombëtare dhe shfaqjen në kinema, duke dëshmuar edhe një herë potencialin dhe talentin e industrisë së filmit në rajon. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports