Kurti vlerëson kineastet e Kosovës për sukseset në skenën ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur vlerësim për kontributin që gratë kineaste nga Kosova po japin në industrinë e filmit, duke theksuar se puna..

1 minute

Read Time

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur vlerësim për kontributin që gratë kineaste nga Kosova po japin në industrinë e filmit, duke theksuar se puna dhe arritjet e tyre po e prezantojnë vendin gjithnjë e më shumë në arenën ndërkombëtare.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti theksoi rëndësinë e rolit që këto artiste kanë në promovimin e kulturës dhe talentit kosovar në botë.

“Kineastet e Kosovës po i japin zë vendit tonë në skenat botërore. Krijimi i secilës prej tyre është më shumë se vetë profesioni që bartin. Me sukseset e shumta çdo ditë e më shumë po e ngritin lart shtetin tonë”, shkroi ai në Facebook.

Kurti shpërndau një postim të Qendrës Kinematografike të Kosovës, në të cilën vlerësohet roli i aktoreve, regjisoreve e skenaristeve si: Adriana Matoshi, Antoneta Kastrati, Arta Dobroshi, Blerta Basholli, Blerta Zeqiri, Kaltrina Krasniqi, Lendita Zeqiraj, Luana Bajrami, Norika Sefa, Sevdije Kastrati dhe Yllka Gashi.

“Me gratë e Kosovës kinemaja jonë është përherë e më afër me botën mbarë. Ato krijojnë që të tregojnë, ato punojnë që të frymëzojnë”, përfundon Kurti.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports