Zbulohen gjurmë të një vendbanimi arkeologjik në zonën e Lushnjës

Në zonën e quajtur Kodra e Pusit, pranë fshatit Murizë në Peqin, kanë nisur gërmime arkeologjike shpëtimi që po zhvillohen nga arkeologët e Institutit Kombëtar..

1 minute

Read Time

Në zonën e quajtur Kodra e Pusit, pranë fshatit Murizë në Peqin, kanë nisur gërmime arkeologjike shpëtimi që po zhvillohen nga arkeologët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me Bashkinë Lushnjë. Punimet synojnë të evidentojnë dhe të dokumentojnë vlerat historike të kësaj zone.

Pamje nga aktiviteti në terren janë publikuar edhe nga ministri Blendi Gonxhja në rrjetin social Facebook, ku shihen ekipet e arkeologëve duke zhvilluar gërmimet.

Sipas të dhënave nga hulumtimet e deritanishme, gjatë gërmimeve janë zbuluar gjurmë të një vendbanimi me rëndësi, i cili daton nga periudha romake deri në antikitetin e vonë.

Punimet dhe kërkimet arkeologjike pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim që të pasurohen njohuritë për historinë dhe zhvillimin e kësaj zone.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports