Sindikatat e Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë festojnë së bashku 28 Nëntorin

Për të shënuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, sindikatat policore të Kosovës dhe Shqipërisë organizuan një aktivitet të veçantë sportiv në futboll të vogël, duke..

1 minute

Read Time

Për të shënuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, sindikatat policore të Kosovës dhe Shqipërisë organizuan një aktivitet të veçantë sportiv në futboll të vogël, duke forcuar lidhjet ndërkufitare dhe shprehur vëllazërim mes dy forcave policore.

Loja u zhvillua në ambientin e Akademisë së Sigurisë së Policisë së Shqipërisë në Tiranë, në një atmosferë të ngrohtë, vëllazërore dhe festive. Të dy ekipet, Policia e Kosovës dhe Policia e Shqipërisë, treguan respekt, profesionalizëm dhe disiplinë të lartë gjatë garës, duke bërë të qartë se rezultati më i rëndësishëm ishte vet loja dhe kremtimi i përbashkët i festës kombëtare.

Kryetarët e Sindikatave Policore, Avdi Hoti dhe Sadedin Fishta, së bashku me stafin menaxhues, u pritën fillimisht në një takim zyrtar nga Rektori i Akademisë së Sigurisë, Ilirjan Mandro. Gjatë këtij takimi u përçuan mesazhe të forta për bashkëpunim, unitet dhe rëndësinë e festave kombëtare të shënuara së bashku ndërmjet dy vendeve.

“Sporti dhe vet sportistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi, dhe ky organizim i përbashkët e dëshmon këtë në mënyrën më të mirë, duke sjellë një atmosferë vëllazërore e festive”, u shpreh në njoftim.

Për të nderuar pjesëmarrësit, sportistëve të të dy ekipeve iu ndanë medalje si shenjë vlerësimi për pjesëmarrjen në këtë garë sportive, e cila iu dedikua festës kombëtare të 28 Nëntorit dhe forcoi edhe më shumë lidhjet mes Sindikatave Policore të Shqipërisë dhe Kosovës. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports