Vendimi për presidenten Osmani nga Gjykata Kushtetuese do të merret pas shqyrtimi të plotë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës njofton se vendimi në lidhje me çështjen e presidentes Vjosa Osmani do të merret vetëm pas një analizimi të detajuar të..

1 minute

Read Time

Gjykata Kushtetuese e Kosovës njofton se vendimi në lidhje me çështjen e presidentes Vjosa Osmani do të merret vetëm pas një analizimi të detajuar të të gjitha aspekteve kushtetuese të rastit.

Në përgjigjen e saj, Gjykata thekson se procesi i vendimmarrjes do të zbatohet në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi dhe standardet që rregullojnë funksionimin e saj. “Vendimi përkitazi me këtë rast do të merret pasi që të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Gjykata kishte vendosur më parë të bashkojë në një procedurë të vetme kërkesën e kryeministrit Albin Kurti dhe atë të 30 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me dekretin e presidentes Osmani.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports