Ministri Hoti pret në takim shefen e UNICEF-it në Kosovë, diskutohet për bashkëpunimin 2026–2030

Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, priti në takim Shefen e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko, dhe Specialistin për Politika..

1 minute

Read Time

Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, priti në takim Shefen e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko, dhe Specialistin për Politika Sociale, Dren Rexha, për të diskutuar prioritetet e ministrisë dhe drejtimet e përbashkëta me programin e UNICEF-it për periudhën 2026–2030.

Gjatë takimit u fol mbi punësimin, mbrojtjen sociale dhe shërbimet për fëmijët dhe familjet, si dhe mbi rëndësinë e krijimit të një sistemi të qëndrueshëm shërbimesh sociale. “Në fokus të Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare është ndërtimi i një sistemi funksional dhe të qëndrueshëm të shërbimeve sociale, që i përgjigjet realisht nevojave të fëmijëve dhe familjeve, veçanërisht atyre më të cenueshme,” tha Hoti.

Ministri falënderoi UNICEF-in për mbështetjen e deri tanishme dhe nënvizoi se bashkëpunimi i mëtejshëm do të orientohen drejt rezultateve konkrete në terren. “Dakorduam që bashkëpunimi të fokusohet në rezultate konkrete dhe të matshme në terren,” shtoi ai.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports