Rreth 2,100 raste të reja me kancer në vit në Kosovë, mbi 450 pacientë trajtohen çdo ditë në QKUK

Kanceri vazhdon të përbëjë një ndër problemet më serioze shëndetësore në Kosovë, duke rënduar ndjeshëm sistemin publik shëndetësor dhe kapacitetet trajtuese në vend. Numri i..

1 minute

Read Time

Kanceri vazhdon të përbëjë një ndër problemet më serioze shëndetësore në Kosovë, duke rënduar ndjeshëm sistemin publik shëndetësor dhe kapacitetet trajtuese në vend.

Numri i pacientëve që kërkojnë shërbime onkologjike mbetet i lartë gjatë gjithë vitit, ndërsa institucionet përballen çdo ditë me fluks të vazhdueshëm rastesh të reja dhe trajtimesh intensive.

Sipas të dhënave nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), kanceri mbetet një nga sëmundjet më të shpeshta në vend, me rreth 2,100 raste të reja të regjistruara çdo vit. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi.

Sipas tij, vetëm gjatë periudhës janar – 20 mars, rreth 500 pacientë janë diagnostikuar dhe trajtuar për herë të parë në Klinikën e Onkologjisë.

Kurtishi ka theksuar se ngarkesa në këtë klinikë është e lartë, ku çdo ditë pune trajtohen rreth 250 deri në 300 pacientë në shërbimin e Onkologjisë mjekësore, ndërsa rreth 140 pacientë në ditë i nënshtrohen rrezatimit në shërbimin e Radioterapisë.

“Në Kosovë regjistrohen rreth 2100 raste të reja në vit, kjo përkthehet në afërsisht 170 -190 raste në muaj,pra për periudhën janar – 20 mars: rreth 500 pacientë të rinj të ekzaminuar/diagnostikuar dhe trajtuar në Klinikën e Onkologjisë për herë të parë. Çdo ditë pune rreth 250-300 pacientë trajtohen në shërbimin e Onkologjisë mjekësore dhe rreth 140 pacientë në ditë rrezatohen në Shërbimin e Radioterapisë, pra mbi 450 pacientë në total çdo trajtohen në Klinikën e Onkologjisë”, ka thënë Kurtishi.

Kanceri mbetet një nga sfidat më të mëdha të sistemit shëndetësor në Kosovë, si për nga numri i rasteve të reja, ashtu edhe për nga ngarkesa e vazhdueshme në trajtimin e pacientëve.

Sëmundjet malinje kërkojnë diagnostikim të hershëm dhe trajtim të specializuar, ndërsa institucionet shëndetësore po përballen me një fluks të lartë pacientësh që kërkojnë shërbime onkologjike gjatë gjithë vitit.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports