Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Gjatë bisedës u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend dhe mënyrat për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Osmani vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme gjermane në proceset kyçe të shtetndërtimit, zhvillimit demokratik dhe avancimit të pozitës ndërkombëtare të vendit.
Presidentja gjithashtu falënderoi ambasadorin Rudolph për kontributin e tij personal në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të tij, duke rikonfirmuar përkushtimin e palëkundur të Kosovës ndaj aleancës strategjike me Gjermaninë.














