Ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

Nivelet e larta të kolesterolit njihen gjerësisht si rrezik serioz për shëndetin e zemrës, por sipas mjekëve, ky problem ndikon edhe në dobësimin e dendësisë..

2 minutes

Read Time

Nivelet e larta të kolesterolit njihen gjerësisht si rrezik serioz për shëndetin e zemrës, por sipas mjekëve, ky problem ndikon edhe në dobësimin e dendësisë së kockave, duke rritur rrezikun për komplikime të tjera shëndetësore.

Për fat të mirë, një ushqyerje e balancuar mund të ndihmojë ndjeshëm në uljen e kolesterolit në gjak. Ekspertët rekomandojnë disa ushqime që, të përfshira rregullisht në dietë, japin rezultate pozitive.

Arrat
Arrat janë të njohura për efektin e tyre në uljen e kolesterolit të keq. Konsumimi i 6–7 arrave të qëruara, gjashtë ditë në javë për një muaj, mund të ulë kolesterolin e keq deri në 9 për qind.

Hudhra
Hudhra është e njohur për vetitë e saj antibakteriale dhe mbrojtëse ndaj infeksioneve, por së fundmi është vlerësuar edhe për ndikimin në uljen e kolesterolit në gjak.

Studimet e fundit tregojnë se hudhra mund të ndihmojë realisht në këtë drejtim. Sipas gjetjeve, rezultatet më të mira arrihen me konsumimin e rreth një grami hudhër në ditë.

Konsumi i rregullt i hudhrës mund të ulë nivelin e kolesterolit total dhe triglicerideve deri në 20 mg/dL. Megjithatë, ndikimi në uljen e kolesterolit të keq është modest dhe varet nga sasia ditore e konsumuar – sa më e madhe doza, aq më i dukshëm efekti.

Personat me tension të ulët të gjakut duhet të kenë kujdes në përdorimin e hudhrës.

Vaji i ullirit
Vaji i ullirit ekstra i virgjër është i pasur me acide yndyrore mono-të-pangopura, të cilat ndihmojnë në parandalimin e aterosklerozës dhe në uljen e kolesterolit. Shtimi i rreth 10 gramëve vaj ulliri ekstra të virgjër në ushqimin e përditshëm mund të sjellë përmirësime të ndjeshme.

Avokado
Avokadot përmbajnë acide yndyrore mono-të-pangopura që kontribuojnë në shëndetin e zemrës dhe në uljen e niveleve të kolesterolit.

Farat e linit
Farat e linit janë të pasura me fibra dhe acide yndyrore omega 3. Ato ndihmojnë në uljen e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare dhe në përmirësimin e profilit të kolesterolit.

Kakaoja pluhur
Kakaoja pluhur përmban flavanolë, të cilët veprojnë si antioksidantë të fuqishëm dhe ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit kardiovaskular, duke ndikuar në uljen e kolesterolit.

Tërshëra
Dy racione me tërshërë në ditë mund të ulin kolesterolin e keq me rreth 5 për qind brenda pesë javësh, pa ndikuar në nivelet e kolesterolit të mirë.

Spinaqi
Spinaqi dhe barishtet e tjera janë të pasura me luteinë, e cila ndihmon në uljen e rrezikut nga ataku në zemër. Konsumimi i të paktën 170 gramëve spinaq në sallata apo gatime të ndryshme kontribuon në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports