Policia nis zbatimin e planit “Roadpol 2026”, në fokus kamionët dhe autobusët

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka filluar zbatimin e një plani të posaçëm operativ që synon rritjen e sigurisë në komunikacion, me..

1 minute

Read Time

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka filluar zbatimin e një plani të posaçëm operativ që synon rritjen e sigurisë në komunikacion, me theks të veçantë te mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve.

Sipas njoftimit zyrtar, nga sot kanë nisur kontrollet në kuadër të planit “Roadpol 2026”, i cili përfshin monitorimin e kamionëve dhe autobusëve në të gjitha rrugët e vendit.

Ky aktivitet do të zbatohet deri më 15 shkurt dhe ka për qëllim parandalimin e shkeljeve në trafik dhe rritjen e nivelit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

“Shoferët e kamionëve dhe autobusëve konsiderohen shoferë profesionistë, andaj presim nga të njëjtit që të jenë model në respektimin e rregullave dhe sjelljes në trafik”.

About the Author