Rruga “Agim Ramadani” do të kthehet në shesh dhe do të marrë emrin e Adem Jasharit

Komuna e Prishtinës ka propozuar që rruga “Agim Ramadani” të transformohet në një shesh dhe të marrë emrin e komandantit legjendar, Adem Jashari. Për këtë..

1 minute

Read Time

Komuna e Prishtinës ka propozuar që rruga “Agim Ramadani” të transformohet në një shesh dhe të marrë emrin e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Për këtë projekt është hapur një konkurs për ndërtimin e memorialit, edhe pse nuk është hera e parë që tentohet të realizohet një iniciativë e tillë që shtrihet nga pjesa pas Teatrit deri tek Kuvendi i Kosovës.

Sipas planit, nëse aprovohet, punimet do të zgjasin rreth një vit e gjysmë dhe përfshijnë ndërtimin e një nënkalimi dhe rregullimin e sheshit për publikun.

Ndërsa plani është pranuar nga autoritetet komunale, Organizata e Veteranëve të Luftës në Prishtinë e konsideron vendimin si të vonshëm.

About the Author