Vjosa Osmani: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për dënimin me nga 45 vjet të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të..

1 minute

Read Time

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për dënimin me nga 45 vjet të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ajo theksoi se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër, dhe çdo përpjekje për ta barazuar atë me krimet e Serbisë cenon besimin në drejtësi.

“Çdo përpjekje që tenton të barazojë luftën çlirimtare të UÇK-së me krimet e agresorit gjenocidal serb e minon besimin në drejtësi dhe e dëmton rëndë paqen afatgjatë. Kosova dhe qytetarët e saj kërkojnë drejtësi. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër. Kjo e vërtetë nuk ndryshohet me tentime për ta rishkruar historinë dhe për ta njollosur dhe zhvleftësuar betejën e popullit të Kosovës për liri”, tha Osmani.

Në reagimin e saj të plotë, presidentja kujtoi se pavarësia e Kosovës u arrit falë sakrificës shekullore të popullit, ku mijëra dëshmorë dhe civilë të pafajshëm dhanë jetën, ndërsa UÇK-ja luftoi me heroizëm dhe drejtësi. Ajo rikujtoi gjithashtu gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe shfarosjen e popullsisë shqiptare nga Serbia, duke përmendur vrasjet, dhunimet, dëbimet dhe shkatërrimet masive gjatë luftës.

Presidentja Osmani përsëriti se çdo krahasim i luftës së UÇK-së me krimet serbe minon drejtësinë dhe dëmton paqen e qëndrueshme, duke theksuar se e vërteta e kësaj lufte nuk mund të ndryshohet me tentime për të rishkruar historinë.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports