KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Me 11 vota pro, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka votuar certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025…

1 minute

Read Time

Me 11 vota pro, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka votuar certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Gjatë hapjes së mbledhjes, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se nuk ka pasur ndryshim nga vendimet e Gjykatës Supreme, dhe për pasojë rezultati i shpallur më 31 janar mbetet i njëjtë.

“Pas shpalljes së rezultatit më 31 janar janë parashtruar ankesat dhe vendimet e fundit lidhur me këto ankesa i kemi pranuar sot nga Gjykata Supreme, me çka është hap rruga për certifikimin e rezultatit. Asnjë ndryshim në rezultat të shpallur nuk është bërë nga vendimet që janë marrë nga ankesat, andaj rezultati i lexuar në ditën e shpalljes së zgjedhjeve është i njëjtë me atë të certifikimit. Unë nuk do ta lexoj një nga një, por do ta hedh në votim certifikimin në tërësi”, tha ai.

Sipas rezultateve të certifikuara, Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese me 51.10% të votave, duke siguruar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.19% të votave, që i japin 22 mandate, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 13.24%, duke marrë 15 ulëse. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.50% të votave, që përkthehen në gjashtë mandate parlamentare.

Certifikimi i rezultateve hap rrugën për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports