Rasti i 13-vjeçares nga Istogu: Gjykata ndal procedurën për shkak të mungesës së hapësirave (VIDEO)

Sipas Qendrës për Punë Sociale në Istog, pas rastit të dhunimit të 13-vjeçares është iniciuar në gjykatë procedura për heqjen e të drejtës prindërore ndaj..

Sipas Qendrës për Punë Sociale në Istog, pas rastit të dhunimit të 13-vjeçares është iniciuar në gjykatë procedura për heqjen e të drejtës prindërore ndaj prindërve të saj.

Megjithatë, për shkak të mungesës së kapaciteteve dhe hapësirave për strehimin e fëmijëve, procedura nuk ka vazhduar më tej dhe rasti është mbyllur.

Pyetje: Qysh është inicu rasti?

Propozimi që e kemi bërë për heqjen e të drejtës prindërore, edhe seanca është mbajtë e kemi procesverbalin, por prej momentit që s’kemi pas ku me i dërgu. Edhe gjykata janë kanë të pajtimit që nëse ku me i dërgu-vendosë fëmijët, atëherë po. Fillimisht e kemi bë kërkesën për me i marrë krejt fëmijët, por tu e diskutu edhe me shefin, cikën e vogël, diqysh është me aftësi të kufizume familjet strehuese nuk janë të trajnime për fëmijë me aftësi të kufizuara. Familje strehuese 3 i kemi për momentin dhe po kanë fëmijë. Na kemi edhe raste të tjera që braksisen fëmijët prej prindërve.

A nuk lejohet me i qu në komuna të tjera?

Po lejohet, po komunat e tjera ka që s’kanë hiq familje strehuese. Peja nuk ka familje strehuese hiq, as Klina. Qitash e kemi pas një rast ku QPS Klina e ka sjellë një fëmijë këtu te na në familje strehuese në Istog. I kemi mundësitë shumë të kufizume.

Cili ka qenë vendimi i gjykatës, mas propozimit të juj?

Vendimi i gjykatë s’ka qenë që mos me ju marrë e drejta prindërore, tu e marrë parasyshë që s’kemi edhe ku me i qu fëmijët.

Pyetje: Për atë shkak? Jo pse prindërit janë të pa aftë me u kujdesë për fëmijët?

Jo jo

Pyetje: Dmth gjykata e ka konstatu që prindërit janë të pa aftë për me u kujdesë për fëmijët?

Gjykata, aktvendim që tërhiqet propozimi i propozuar nga qps i evidentuar i ushtruar ndaj G… dhe F… me bazën juridike heqja e të drejtës prindërore, arsyetimi: e mbështetë se ka pas përmirësim të fëmijëve, fëmijët nuk janë tu dal ëme kërku lëmoshë, sidomos masi ka ndodhë ky rasti.

Kërkesa për heqje të prindërimit është bërë me 13.02.2026.

Aktvendimi i gjykatës me 06.03.2026. në moment që nuk kemi ku me i dorëzu fëmijët, edhe gjyqtari tha në moment që gjendet një vend ose përsëritet prapë duhet, se është në fakt rast i rëndë.

Narracion: Sipas drejtuesve të Qendra për Punë Sociale në Istog, institucioni ka vepruar brenda kompetencave ligjore në trajtimin e rastit të familjes. Ata theksojnë se vendimet dhe ndërhyrjet janë marrë në bashkëpunim me institucionet e tjera dhe në kuadër të mundësive ekzistuese ligjore dhe praktike”, tregon Diana Zekaj, Menaxhere e rastit në QPS Istog.

Ndërsa drejtori i QPS-së në Istog Haki Ibrahimaj, thotë se nuk ndihen përgjegjës për rastin e 13 vjeçares nga Istogu, pasi që përgjegjës për të, ëhstë familja e saj.

“Pyetje:  A ndjeheni përgjegjës? Sepse prindërit nuk ishin të aftë me u kujdesë për ta dhe ju i keni në menaxhim për disa vjet, kush është përgjegjësi këtu?

Jo përgjegjësi është familja në radhë të parë, të jemi të sincertë këtu, QPS është organ i kujdestarisë për rastet kur nuk kanë prindër, këta i kanë dy prindërit, ne s’po i ikim përgjegjësisë, por si rast ne i kemi pasë në mbikëqyrje, sepse në radhë të parë kjo ka bredhë rrugëve, ka pas edhe kërkesa prej qytetarëve që po shkon nëpër lokale, i ka besdisë me sjelljet e saj….

Pyetje: Para se të ndodhte dhunimi, ju e keni pas në mbikëqyrje, a keni pasë hapsirë me marrë masa, me i largu fëmijët, para se me ndodhë rasti?

Sa i përket rastit të fundit, këtë situatë nuk mundesh me imaxhinu, kërkush s’kemi mujt me paramendu, ne çka kemi bo, krejt lufta jonë ka qenë me i largu nga rruga ata, i kemi largu, janë kthy prapa, disa aksione i kemi pas edhe me policinë i kemi marrë në rrugë, i kemi vizitu, i kemi pasë edhe këtu. Sa i përket qps-së ne si QPS e kemi kry punën tonë, e them me plot përgjegjësi”, thotë ai.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports