Haxhiu i ashpër: Keqpërdorime në shëndetësi – buxheti u rrit, barnat mungojnë (VIDEO)

Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, tha se në zgjedhjet e fundit kishte bërë ankesa për procesin zgjedhor dhe u shpreh i zhgënjyer me..

Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, tha se në zgjedhjet e fundit kishte bërë ankesa për procesin zgjedhor dhe u shpreh i zhgënjyer me mungesën e angazhimit të deputetëve për çështjet e shëndetësisë.

Në “Edicionin Special” në Klan Kosova ai akuzoi pushtetin për keqpërdorime dhe abuzime me barnat, duke thënë se furnizimi është përkeqësuar pavarësisht rritjes së buxhetit.

“Dy herët e fundit kam mbet për pak vota, bile në zgjedhjet e fundit kam bërë edhe ankesa që kanë pasur të bëj me procesin zgjedhor. Unë jam i zhgënjyer edhe me disa prej deputetëve të cilët do të duhej me vazhdu fokusin e kritikës për shëndetësi. Nuk ka pas qasje proaktive të deputetëve.

“Barnat pra sot në Kosovë abuzohen nga ata të cilët janë të lidhur me pushtetin dhe është anakronike me mendu se si është e mundur të rritet buxheti deri në 100 milionë euro, e furnizimi është më i keq se që ka qenë në 24 milionë euro. Kjo ka të bëj vetëm me keqpërdorime dhe hajnitë që po ndodhin në shëndetësi”, tha Haxhiu.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports