Presidentja Osmani niset për takim zyrtar me Papa Leoni XIV në Selinë e Shenjtë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një vizitë në Selinë e Shenjtë, ku programi i saj përfshin takime me figura të larta të Kishës..

1 minute

Read Time

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një vizitë në Selinë e Shenjtë, ku programi i saj përfshin takime me figura të larta të Kishës Katolike.

Në Pallatin Apostolik, Osmani do të pritet nga Papa Leon XIV, ndërsa më pas do të zhvillojë një takim edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

Gjatë vizitës, Presidentja do të ketë mundësinë të vizitojë edhe Bazilikën e Shën Pjetrit, ndërsa në fund të qëndrimit të saj, ajo do të organizojë një pritje të fundvitit në selinë e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan. Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë përfaqësues të Selisë së Shenjtë, diplomatë dhe personalitete të ndryshme. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports