Lugina e Preshevës në rrezik zhdukjeje, Sinani kërkon ndihmë ndërkombëtare

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp, për..

1 minute

Read Time

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp, për të diskutuar gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe sfidat e vazhdueshme në këtë rajon.

Gjatë takimit, Sinani paraqiti një pasqyrë të detajuar të situatës aktuale, duke theksuar përkeqësimin e pozicionit institucional, shoqëror dhe ekonomik të shqiptarëve. Ajo vuri në dukje se, ndryshe nga avancimet e të drejtave të pakicave në rajon, Lugina e Preshevës mbetet një rast ku të drejtat po regjistrojnë regres përmes diskriminimit të strukturuar dhe izolimit institucional.

Kryetarja trajtoi moszbatimin e marrëveshjeve të mëparshme me autoritetet serbe, përfshirë Planin e Çoviqit (2001), Marrëveshjen e Trupit Koordinues (2009) dhe Planin me 7 pika (2013), duke i cilësuar si dokumente të paplotësuara për më shumë se dy dekada. Një problem thelbësor mbetet mosnjohja e diplomave të Kosovës, që detyron të rinjtë të migrojnë, si dhe politika e pasivizimit të adresave, e cila ka ndikim të madh, sidomos në Medvegjë.

Diskutimet përfshinë edhe diskriminimin në arsim, mungesën e teksteve në shqip, ndalimin e arsimit të lartë shqip dhe nënpërfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore të Serbisë.

Në përmbyllje, Sinani i propozuar Komisionerit Kamp krijimin e një mekanizmi të posaçëm monitorues për Luginën e Preshevës, angazhimin e OSBE-së mbi çështjen e diplomave dhe adresave, si dhe nisjen e një dialogu të strukturuar OSBE–Beograd–Preshevë me raporte periodike. Ajo nënvizoi se përfshirja më aktive e OSBE-së është kyçe për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë demografike dhe institucionale në rajon. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports