KRU ‘Mitrovica’ paralajmëron intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Mitrovicë ka nisur punime të planifikuara në qytet dhe rrethinat e tij, me qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë dhe..

1 minute

Read Time

Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Mitrovicë ka nisur punime të planifikuara në qytet dhe rrethinat e tij, me qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë dhe funksionalizimin e rrjetit të kanalizimit.

Sipas njoftimit zyrtar, ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit po zhvillohen në rrugët “Kadri Bistrica”, “Mbretëresha Teuta”, “Obiliqeva”, si dhe në Zveçan dhe fshatin Suhodoll.

Paralelisht, ekipet teknike janë duke punuar në rrjetin e kanalizimit në rrugën “Shaban Polluzha”, “11 Martirët”, në Kampin e Policisë “Enver Zymberi” dhe në hapësirat e SHFMU “Eqrem Çabej”.

KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona. Kompania ka bërë thirrje për mirëkuptim nga qytetarët, duke theksuar se këto ndërhyrje janë pjesë e punëve të rregullta për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports