Nis shitja e biletave “Believers”, Sunny Hill Festival hap zyrtarisht edicionin 2026

Sunny Hill Festival ka nisur përgatitjet për edicionin e vitit 2026 duke hapur zyrtarisht fazën e parë të shitjes së biletave. Me këtë hap, organizatorët kanë dhënë sinjalin e parë për një tjetër verë muzikore në Prishtinë që pritet të tërheqë mijëra vizitorë nga e gjithë bota.

Faza e parë e biletave, e njohur si “Believers”, u dedikohet fansave më besnikë të festivalit. Ata kanë mundësinë të jenë të parët që sigurojnë pjesëmarrjen e tyre në festival, madje edhe para publikimit të listës së artistëve që do të performojnë.

Believers janë tradicionalisht grupi i parë i biletave dhe ofrojnë çmimin më të ulët për gjithë edicionin e festivalit me qasje në të gjitha skenat, duke shpërblyer ata që besojnë në përvojën e Sunny Hill përpara se të zbulohet lineup-i i artistëve.

Programi i plotë i këtij edicioni do të publikohet pasi të përfundojë kjo fazë e biletave – një moment që çdo vit shndërrohet në një nga zbulimet më të shumëpritura të verës dhe festivaleve në gjithë Evropën Juglindore dhe përtej.

Pas një edicioni rekord vitin e kaluar, Sunny Hill Festival hyn në vitin 2026 me plane edhe më të mëdha. Në vitin 2025 festivali mirëpriti pjesëmarrës nga mbi 60 vende të botës, duke gjeneruar rreth 22 milionë euro ndikim direkt ekonomik për Kosovën dhe duke çuar kapacitetet e akomodimit në vend në gati 99% të rezervuara gjatë ditëve të festivalit.

Rritja e festivalit ka qenë e qëndrueshme çdo vit, me një zgjerim që në disa edicione ka arritur deri në 30%, duke e kthyer Sunny Hill në një nga ngjarjet kulturore dhe muzikore me ndikimin më të madh në rajon.

Ky sukses është reflektuar edhe në vlerësimet ndërkombëtare: për tre vite radhazi, Sunny Hill Festival është renditur ndër Top 10 festivalet më të mira në Evropë (katëgorinë mid-size), sipas Shoqatës Evropiane të Festivaleve të Muzikës me seli në Holandë.

Edicioni i vitit 2026 pritet të jetë edhe më i madh i Sunny Hill Festival. Organizatorët paralajmërojnë një festival më të madh se kurrë më parë, me më shumë artistë ndërkombëtarë, më shumë skena, një program edhe më të zgjeruar dhe një audiencë globale që vazhdon të rritet çdo vit.

Për disa ditë çdo verë, Prishtina shndërrohet në destinacionin më interesant evropian të muzikës, kulturës dhe energjisë rinore. Qindra gazetarë dhe media prestigjioze ndërkombëtare – përfshirë The New York Times, BBC, The Guardian, Vogue, Elle dhe shumë të tjera – kanë raportuar ndër vite nga Sunny Hill, duke e prezantuar Kosovën para qindra miliona njerëzve në mbarë botën.

Me nisjen e shitjes së biletave “Believers”, fillon zyrtarisht numërimi mbrapsht për një tjetër verë që pritet ta vendosë Prishtinën në qendër të hartës globale të festivaleve.

Sunny Hill Festival 2026 po vjen – dhe fansat e parë që i marrin biletat e tyre shpejtë do të bëhen pjesë e përvojës së paharrueshme të këtij edicioni.

Të ngjashme:

Zbulohen gjurmë të një vendbanimi arkeologjik në zonën e Lushnjës
  • March 10, 2026

Në zonën e quajtur Kodra e Pusit, pranë fshatit Murizë në Peqin, kanë nisur gërmime arkeologjike shpëtimi që po zhvillohen nga arkeologët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim…

Vazhdo lëximin...
Kurti vlerëson kineastet e Kosovës për sukseset në skenën ndërkombëtare
  • March 9, 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur vlerësim për kontributin që gratë kineaste nga Kosova po japin në industrinë e filmit, duke theksuar se puna dhe arritjet e tyre po…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës