SBASHK uron 7 Marsin: Mësuesit kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për arsimin shqip

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka shprehur urimet për të..

1 minute

Read Time

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka shprehur urimet për të gjithë mësimdhënësit, duke theksuar rolin e tyre të rëndësishëm në edukimin dhe arsimimin e brezave ndër vite.

Përmes një komunikate për media, SBASHK theksoi se kjo datë përfaqëson përpjekjet dhe sakrificat e njerëzve të dijes për ruajtjen dhe zhvillimin e arsimit shqip.

“Të nderuar pishtarë të dijes , kolege e kolegë gëzuar dhe urime 7 Marsi, kjo ditë e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe. Është kjo datë që shënon nismën e përpjekjeve sublime të njerëzve të dijes në mbrojtje të dritës nga errësira. Në këtë ditë lartësojmë kujtimin për mësuesit e parë të kombit dhe shprehim respektin meritor për punëtorët e arsimit shqip nëpër vite, dekada e shekuj ishin në shërbim të edukimit e arsimimit të brezave. Shprehim respektin e lartë dhe i përkulemi kujtimit për mësuesin e dëshmorin Shaban Jashari dhe për kolegët tanë që në vitet 90-ta mbrojtën arsimin dhe shkollën shqipe nga furtunat e pushtuesit”, thuhet në komunikatë.

SBASHK theksoi po ashtu se do të vazhdojë përpjekjet për realizimin e kërkesave të mësimdhënësve dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit në vend.

“Bashkë e në SBASHK do të vazhdojmë rrugëtimin me përpjekjet e vazhdueshme për realizimin e kërkesave tuaja dhe në shërbim të një arsimi edhe më cilësor. Urojmë që kjo datë e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe dhe kontributi i madh i pishtarëve të dijes nëpër vite e dekada në shërbim të kombit e atdheut të jetë shtytje shtesë për institucionet që të bëjnë angazhim konkretet në shërbim të arsimit dhe për realizimin e kërkesave tuaja legjitime”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports