I burgosuri tenton arratisjen gjatë trajtimit mjekësor, sulmon zyrtarin e Shërbimit Korrektues

Një incident i dhunshëm ka ndodhur të mërkurën pasdite në Prishtinë, ku një person i dyshuar nga Kosova ka sulmuar një zyrtar të Shërbimit Korrektues..

1 minute

Read Time

Një incident i dhunshëm ka ndodhur të mërkurën pasdite në Prishtinë, ku një person i dyshuar nga Kosova ka sulmuar një zyrtar të Shërbimit Korrektues gjatë një vizite për trajtim mjekësor.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ndodhi rreth orës 15:50, kur i dyshuari, i cili po mbahej nën mbikëqyrje për trajtim mjekësor, ka ushtruar dhunë fizike ndaj një zyrtari korrektues mashkull.

Zyrtarët korrektues që e shoqëronin personin e dyshuar ndërhynë menjëherë, duke e neutralizuar dhe ndaluar atë.

Pas përfundimit të trajtimit mjekësor dhe fillimit të procedurave përkatëse, i dyshuari është kthyer për të vazhduar vuajtjen e dënimit. /Gjurmuesi/

About the Author