Fëmija i plagosur nga mjetet piroteknike përfundon në Kirurgjinë Plastike

Një djalë 13-vjeçar ka pësuar lëndime në duar nga përdorimi i mjeteve piroteknike dhe aktualisht po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë Plastike. Drejtori i Emergjencës,..

1 minute

Read Time

Një djalë 13-vjeçar ka pësuar lëndime në duar nga përdorimi i mjeteve piroteknike dhe aktualisht po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë Plastike.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, tha se fillimisht fëmija u trajtua në Qendrën Emergjente, ndërsa më pas u transferua për trajtim të specializuar në klinikën përkatëse.

“Është sjell nga spitali i Ferizajt një pacient me lëndime nga mjetet piroteknike, pas trajtimit në QE është transferuar në Kirurgjinë Plastike për trajtim të mëtutjeshëm”, deklaroi Syla.

Policia e qytetit bëri të ditur se incidenti ndodhi të mërkurën rreth orës 16:50.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe ka udhëzuar hapjen e një Shënimi zyrtar – Lëndim me mjete piroteknike”, tha zëdhënësi i policisë, Kanun Veseli. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports