Qeveria në detyrë sot në mbledhje zyrtare

Qeveria në detyrë pritet të mbajë sot mbledhjen e radhës. Nga Zyra e Kryeministrit është bërë e ditur se takimi do të zhvillohet duke filluar..

2 minutes

Read Time

Qeveria në detyrë pritet të mbajë sot mbledhjen e radhës. Nga Zyra e Kryeministrit është bërë e ditur se takimi do të zhvillohet duke filluar nga ora 10:00.

Në këtë mbledhje, anëtarët e Qeverisë do të shqyrtojnë një sërë pikash që lidhen me vendime ndërkombëtare, shpronësime për interes publik, projekte infrastrukturore dhe raporte institucionale.

Rendi i ditës:

  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit për Konfirmimin e obligimit të zbatimit të vendimeve të CEFTA-s dhe protokolleve të saj (MINT).
  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Ekstraktit të Procesverbalit dhe të Transkriptit të mbledhjes së 277-të dhe të ekstrakteve të procesverbaleve të mbledhjeve 275 dhe 276 Elektronike/Korresponduese të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM).
  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim dhe krijimin e së drejtës së servitutit për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Linja ajrore 110 kV, Parku me Erë – Zatriq” (MMPHI).
  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore të ndërmarrjes shoqërore industria e mobileve “Përparimi” dhe atyre private, për nevoja të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës (MMPHI).
  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Kyçjes së Vitisë në Autoudhën ‘Arbër Xhaferi’, Prishtinë – Hani i Elezit” (MMPHI).
  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të Kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Rrugës Tranzit në Klinë, nga N9 deri në R–104, Klinë – Gurakoc” (MMPHI).
  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të Kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i Rrugës Nacionale M25 Prishtinë – Podujevë” (MMPHI).
  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Raportit të tretë të punës të Komisionit për Vlerësimin e Sistemeve Shtetërore të Informacionit dhe Komunikimit me Rëndësi Strategjike (MPB).

About the Author