Britania thyen rekordin e temperaturave të qershorit për herë të tretë brenda ditës

Mbretëria e Bashkuar ka thyer rekordin e saj për temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në muajin qershor, për herë të tretë brenda së..

Mbretëria e Bashkuar ka thyer rekordin e saj për temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në muajin qershor, për herë të tretë brenda së njëjtës ditë.

Temperatura arriti në 36.1 gradë Celsius (96.98°F) në qarkun e Hampshire, sipas konfirmimit të Shërbimit Meteorologjik Britanik, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv

“Të dhënat e reja tregojnë një rekord të ri të përkohshëm për muajin qershor: 36.1°C në Gosport.”

Rekordi i mëparshëm i qershorit, 35.6°C (96.08°F), ishte vendosur në vitin 1976 gjatë një vale historike të të nxehtit, e cila shkaktoi dështime të korrjeve, rritje të çmimeve të ushqimeve dhe qindra vdekje të lidhura me temperaturat ekstreme.

Ky rekord kishte mbetur i pathyer për plot 50 vjet.

Autoritetet britanike kanë lëshuar paralajmërime të kuqe për vapë ekstreme, të cilat do të mbeten në fuqi edhe gjatë së enjte, pasi temperaturat e larta pritet të vazhdojnë në shumë pjesë të vendit.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *