Rrahje në Lipjan, 8 persona përfundojnë në QKUK

Një incident ka ndodhur në Lipjan, ku si pasojë e një konflikti fizik tetë persona kanë përfunduar në spital. Nuk dihet ende arsyeja që ka..

Një incident ka ndodhur në Lipjan, ku si pasojë e një konflikti fizik tetë persona kanë përfunduar në spital.

Nuk dihet ende arsyeja që ka çuar deri te kjo ngjarje.

Gazetarja e Klan Kosovës Arbreshë Uka, bën të ditur se ata janë dërguar në Qendren Emergjente të QKUK-së.

“Tetë persona të lënduar nga Lipjani, si pasojë e një konflikti fizik, janë sjellë në QKUK me lëndime trupore. Njëri prej tyre është pranuar për trajtim në Klinikën e Neurokirurgjisë, ndërsa dy të tjerë janë ende në observim në QKUK, ku pritet t’u përsëriten disa ekzaminime. Të lënduarit e tjerë, pas trajtimit të marrë, janë liruar në përcjellje të policisë”, bën të ditur ky burim brenda Qendres Emergjente,

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *