Tentoi të futej në gjykatë me çantën e mbushur me municion, kapet 66-vjeçari në Turqi (PAMJE)

Me një çantë plot me municion, një 66-vjeçar tentoi të futej në një objekt të Gjykatës së Bakırköy-t në Turqi, por rreziku është parandaluar, pasi..

Me një çantë plot me municion, një 66-vjeçar tentoi të futej në një objekt të Gjykatës së Bakırköy-t në Turqi, por rreziku është parandaluar, pasi policia e kapi.

Mjetet e rrezikshme u sekuestruan pasi i dyshuari u ndalua në hyrje të gjykatës dhe iu nënshtrua kontrollit, raporton CNNTurk, transmeton Klankosova.tv

Gjatë kalimit të çantës në pajisje, alarmi u aktivizua dhe policët ndërhynë menjëherë.

Në deklaratën e tij, 66-vjeçari ka deklaruar se sprejin që ia gjetën e mbante për vetëmbrojtje, ndërsa armën në formë stilolapsi e kishte dhuratë nga një mik, teksa ka shtuar se revolen nuk dinte ta përdorte.

Pas procedurave në polici, i dyshuari u dërgua në gjykatë dhe, me vendim të gjyqtarit, u dërgua në burg.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *