Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, priti në takim Shefen e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko, dhe Specialistin për Politika Sociale, Dren Rexha, për të diskutuar prioritetet e ministrisë dhe drejtimet e përbashkëta me programin e UNICEF-it për periudhën 2026–2030.
Gjatë takimit u fol mbi punësimin, mbrojtjen sociale dhe shërbimet për fëmijët dhe familjet, si dhe mbi rëndësinë e krijimit të një sistemi të qëndrueshëm shërbimesh sociale. “Në fokus të Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare është ndërtimi i një sistemi funksional dhe të qëndrueshëm të shërbimeve sociale, që i përgjigjet realisht nevojave të fëmijëve dhe familjeve, veçanërisht atyre më të cenueshme,” tha Hoti.
Ministri falënderoi UNICEF-in për mbështetjen e deri tanishme dhe nënvizoi se bashkëpunimi i mëtejshëm do të orientohen drejt rezultateve konkrete në terren. “Dakorduam që bashkëpunimi të fokusohet në rezultate konkrete dhe të matshme në terren,” shtoi ai.














