Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret heqjen e masave nga BE-ja, hapen mundësi të reja për bizneset kosovare

Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar pozitivisht ndaj vendimit të Komisionit Evropian për të larguar të gjitha kufizimet financiare që deri më tani pengonin institucionet..

1 minute

Read Time

Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar pozitivisht ndaj vendimit të Komisionit Evropian për të larguar të gjitha kufizimet financiare që deri më tani pengonin institucionet dhe bizneset e Kosovës në qasjen ndaj fondeve dhe instrumenteve të Bashkimit Evropian për zhvillim ekonomik.

Sipas OEK-së, ky vendim krijon mundësi të reja për avancimin e projekteve dhe përfshirjen më të madhe të Kosovës në iniciativa rajonale dhe evropiane.

“Ky hap i rëndësishëm i hap rrugën edhe për realizimin e projekteve rajonale në fushat e energjisë, mbrojtjes së mjedisit, digjitalizimit dhe infrastrukturës lokale. Ne vlerësojmë angazhimin e Komisionit Evropian dhe institucioneve evropiane për t’i rikthyer vendit tonë rrugën drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian. OEK-u mbetet i gatshëm të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë për të siguruar një sektor privat të fuqishëm dhe perspektivëdhënës në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë”, thuhet në reagimin e OEK-ut.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports