Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryediplomat, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski, ku u diskutua për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mundësitë për avancimin e tyre.
Gjatë takimit, ambasadori bullgar e uroi Konjufcën për marrjen e mandatit të ri, ndërsa u vlerësuan raportet e mira ekzistuese ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë, si dhe nevoja për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
“U theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe politikës së jashtme. Ambasadori Kraevski e ftoi zyrtarisht Zëvendëskryeministrin Konjufca për të marrë pjesë në takimin e ardhshëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i cili do të mbahet në Sofje në Qershor 2026. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Republikën e Bullgarisë”, thuhet në njoftim.














