Një djalë 13-vjeçar ka pësuar lëndime në duar nga përdorimi i mjeteve piroteknike dhe aktualisht po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë Plastike.
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, tha se fillimisht fëmija u trajtua në Qendrën Emergjente, ndërsa më pas u transferua për trajtim të specializuar në klinikën përkatëse.
“Është sjell nga spitali i Ferizajt një pacient me lëndime nga mjetet piroteknike, pas trajtimit në QE është transferuar në Kirurgjinë Plastike për trajtim të mëtutjeshëm”, deklaroi Syla.
Policia e qytetit bëri të ditur se incidenti ndodhi të mërkurën rreth orës 16:50.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe ka udhëzuar hapjen e një Shënimi zyrtar – Lëndim me mjete piroteknike”, tha zëdhënësi i policisë, Kanun Veseli. /Gjurmuesi/







