Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një vizitë në Selinë e Shenjtë, ku programi i saj përfshin takime me figura të larta të Kishës Katolike.
Në Pallatin Apostolik, Osmani do të pritet nga Papa Leon XIV, ndërsa më pas do të zhvillojë një takim edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.
Gjatë vizitës, Presidentja do të ketë mundësinë të vizitojë edhe Bazilikën e Shën Pjetrit, ndërsa në fund të qëndrimit të saj, ajo do të organizojë një pritje të fundvitit në selinë e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan. Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë përfaqësues të Selisë së Shenjtë, diplomatë dhe personalitete të ndryshme. /Gjurmuesi/









