Zyrtare: Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha transferohet tek Zurich në Zvicër

Valon Berisha do ta vazhdojë karrierën në kampionatin zviceran. Mesfushori i Kombëtares së Kosovës ka arritur marrëveshje me klubin e Zurichut, duke mbyllur kështu kapitullin..

1 minute

Read Time

Valon Berisha do ta vazhdojë karrierën në kampionatin zviceran. Mesfushori i Kombëtares së Kosovës ka arritur marrëveshje me klubin e Zurichut, duke mbyllur kështu kapitullin e tij të fundit te LASK-u në Austri.

Marrëveshja e nënshkruar me skuadrën zvicerane është e vlefshme deri në përfundim të këtij sezoni, me opsion për vazhdim edhe për një vit tjetër.

Berisha numëron 52 paraqitje me përfaqësuesen e Kosovës dhe pritet që eksperienca e tij ndërkombëtare të jetë një vlerë e shtuar për ekipin e ri në Zvicër.

About the Author