LVV pritet ta propozojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje synon që për postin e kryetares së Kuvendit të Kosovës të propozojë deputeten Albulena Haxhiu. Kjo bëhet e ditur nga burime brenda subjektit..

1 minute

Read Time

Lëvizja Vetëvendosje synon që për postin e kryetares së Kuvendit të Kosovës të propozojë deputeten Albulena Haxhiu. Kjo bëhet e ditur nga burime brenda subjektit politik.

Seanca konstituive e legjislaturës së dhjetë është caktuar të mbahet sot, duke filluar nga ora 17:00.

Në përbërjen e kaluar parlamentare, Albulena Haxhiu nuk kishte arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në krye të Kuvendit.

Ndryshe, pas konstituimit të Kuvendit, zyrtarë të lartë të LVV-së kanë theksuar se do të thërrasin edhe një seancë tjetër gjatë mbrëmjes për formimin e qeverisë.

About the Author