Zyra e Presidentes demanton deklaratat e Nagavcit për nënshkrimet e Osmanit

Zyra e Presidentes ka reaguar ndaj deklaratave të fundit politike që lidhen me procesin e zgjedhjes së presidentit. Përmes një qëndrimi zyrtar, është mohuar se..

1 minute

Read Time

Zyra e Presidentes ka reaguar ndaj deklaratave të fundit politike që lidhen me procesin e zgjedhjes së presidentit. Përmes një qëndrimi zyrtar, është mohuar se Presidentes Vjosa Osmani i janë ofruar nënshkrime nga Lëvizja Vetëvendosje për rizgjedhje.

Këshilltarja e Presidentes së Republikës së Kosovës, Learta Hollah, ka kundërshtuar publikisht raportimet se LVV i ka ofruar mbështetje dhe nënshkrime për një mandat të dytë në krye të shtetit.

Në deklaratën e saj thuhet se Presidentja Vjosa Osmani demanton kategorikisht pretendimet se i janë ofruar nënshkrimet nga Lëvizja Vetëvendosje për një mandat të dytë si Presidente e Republikës së Kosovës.

“Kjo është gënjeshtër”, thuhet në reagimin e bërë publik nga këshilltarja e Presidentes.

Reagimi vjen pas deklaratës së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, e cila kishte thënë se nënshkrimet i janë ofruar Osmanit, por ajo i ka refuzuar.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports