Nagavci: I kemi ofruar Presidentes Osmani nënshkrimet për kandidaturën e saj, ka refuzuar

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar propozimin e saj për postin e presidentit të vendit. Në një konferencë për media, shefja e Grupit Parlamentar të kësaj partie,..

1 minute

Read Time

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar propozimin e saj për postin e presidentit të vendit. Në një konferencë për media, shefja e Grupit Parlamentar të kësaj partie, Arbërie Nagavci, bëri të ditur se kandidatura e propozuar nga LVV është Glauk Konjufca.

Nagavci theksoi se para këtij vendimi, partia i kishte ofruar presidentes aktuale, Vjosa Osmani, nënshkrimet e nevojshme për të garuar për një mandat të ri, por sipas saj, kjo ofertë është refuzuar.

“Si Lëvizje, i kemi ofruar edhe Presidentes Osmani nënshkrimet për kandidaturën e saj, edhe pse nga ajo që e dimë asnjë subjekt politik nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe madje kemi pasur deklarata të subjekteve politike për mos mbështetjen e Osmanit. Meqë Osmani nuk e ka pranuar këtë ofertë, duke marrë parasysh edhe dinamikat aktuale deri nesër për të zgjedhur presidenten, ne si LVV kemi qenë të gatshëm dhe jemi të gatshëm të ofrojmë nënshkrime edhe për subjekte të tjera, për të ofruar kandidatura potenciale.” – tha Nagavci.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports