Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ushtarëve në KFOR deri në vitin 2029

Autoritetet parlamentare në Zvicër kanë vlerësuar se angazhimi ushtarak i këtij shteti në Kosovë duhet të vazhdojë edhe për disa vite të tjera, duke e..

1 minute

Read Time

Autoritetet parlamentare në Zvicër kanë vlerësuar se angazhimi ushtarak i këtij shteti në Kosovë duhet të vazhdojë edhe për disa vite të tjera, duke e konsideruar situatën e sigurisë ende të ndjeshme.

Komisioni i Politikës së Sigurisë i Këshillit të Shteteve (CPS-S) ka shprehur mbështetje për zgjatjen e mandatit të ushtarëve zviceranë në kuadër të misionit të KFOR-it deri në vitin 2029, si dhe për rritjen e numrit të tyre.

Sipas njoftimit të shërbimeve parlamentare, komisioni vlerëson se “prania e KFOR-it dhe e kontingjentit zviceran Swisscoy në Kosovë mbetet e domosdoshme, pasi situata në terren, veçanërisht në pjesën veriore të vendit, vazhdon të jetë e brishtë”.

CPS-S, si Dhoma e Lartë e Parlamentit të Zvicrës, thekson se misioni i KFOR-it është “ende i nevojshëm edhe për të kontribuar në garantimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

“Stabiliteti i Kosovës dhe i Ballkanit Perëndimor është edhe në interes të Zvicrës, ku jetojnë rreth 500 mijë persona me origjinë nga Evropa Juglindore, prej të cilëve mbi 150 mijë janë me origjinë kosovare”, thuhet në njoftimin e shërbimeve parlamentare.

Në këtë kontekst, bëhet e ditur se “CPS-S mbështet edhe rritjen e numrit të ushtarëve zviceranë në Kosovë nga 195 në 215”.

Po ashtu, sipas njoftimit, propozohet që Këshilli Federal të ketë kompetencë që, gjatë mandatit, ta rrisë kontingjentin me deri në 30 ushtarë shtesë, pa afat të caktuar, për t’iu përgjigjur nevojave të mundshme të ardhshme të KFOR-it.

Parashihet gjithashtu mundësia e angazhimit të përkohshëm të deri në 50 ushtarëve shtesë për mirëmbajtje, siç është ajo e helikopterëve zviceranë, si dhe deri në 20 ushtarë shtesë për garantimin e sigurisë së vetë kontingjentit.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports