Dështon takimi i parë i KPK-së për 2026, asnjë propozim nuk merr votat e nevojshme

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e parë për vitin 2026, e cila kishte për qëllim konstituimin dhe funksionalizimin e këtij institucioni, por..

2 minutes

Read Time

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e parë për vitin 2026, e cila kishte për qëllim konstituimin dhe funksionalizimin e këtij institucioni, por pa arritur të marrë asnjë vendim konkret.

Sipas njoftimit zyrtar të KPK-së, arsyeja e mungesës së vendimmarrjes lidhet me faktin se asnjëri nga dy propozimet e parashtruara në rend dite nuk arriti të sigurojë shumicën e kërkuar të votave.

Takimi kishte karakter konstituiv dhe ishte thirrur për zgjedhjen e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit të KPK-së. Në rend dite ishin dy pika: shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për zgjedhjen e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, në përputhje me Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe vendimi për shpalljen e thirrjes publike për kandidatura për këto dy pozita.

“Gjatë zhvillimit të këtij takimi, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, në cilësinë e kryesuesit të mbledhjes, hodhi paraprakisht në votim propozimin e anëtarit të KPK-së nga radhët e shoqërisë civile, Visar Krasniqi, që si pikë e parë e rendit të ditës të përfshihej certifikimi i rezultatit të procesit zgjedhor për anëtarin e Këshillit nga radhët e prokurorive themelore. Ky propozim mori tre vota për dhe dy vota kundër. Në vijim, u hodh në votim edhe propozimi për miratimin e rendit të ditës, ashtu siç ishte paraparë në agjendën e propozuar për këtë takim. Edhe ky propozim nuk u miratua nga anëtarët e KPK-së, duke marrë dy vota për dhe tri vota kundër”, thuhet në njoftim.

Meqenëse nuk u arrit shumica e paraparë ligjore, Qalaj e shpalli të përfunduar takimin e sotëm të Këshillit Prokurorial të Kosovës, duke bërë të ditur se anëtarët e KPK-së dhe opinioni publik do të njoftohen me kohë për mbajtjen e mbledhjes së radhës.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports