Zotëria i Parë ftohet nga Melania Trump në takimin inaugurues të koalicionit global “Fostering the Future Together” në SHBA

Republika e Kosovës do të përfaqësohet në një nismë ndërkombëtare që synon të mbështesë zhvillimin dhe sigurinë e fëmijëve në epokën digjitale. Në këtë kuadër,..

1 minute

Read Time

Republika e Kosovës do të përfaqësohet në një nismë ndërkombëtare që synon të mbështesë zhvillimin dhe sigurinë e fëmijëve në epokën digjitale. Në këtë kuadër, përfaqësues të shteteve të ndryshme do të mblidhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të diskutuar bashkëpunimin dhe projektet që lidhen me të ardhmen e të rinjve.

Me ftesën e Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump, në kuadër të nismës së saj Fostering the Future Together (FFT), Zotëria i Parë i Republikës së Kosovës, Prindon Sadriu, do të marrë pjesë në takimin inaugurues të Koalicionit Botëror të FFT i cili do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin amerikan të Shtetit, më 24 dhe 25 mars.

“Pjesëmarrja e Kosovës në këtë koalicion krijon mundësi të jashtëzakonshme që nxënësit dhe fëmijët tanë të përfitojnë nga projektet, programet dhe inovacionet e kompanive më të njohura amerikane të teknologjisë, përfshirë platforma të avancuara digjitale, inteligjencë artificiale dhe mjete të reja edukative që mbështesin zhvillimin, kreativitetin dhe sigurinë online të tyre, gjithnjë duke vendosur në fokus mbrojtjen dhe mirëqenien e të rinjve dhe fëmijëve”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Me iniciativë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Kosova iu bashkua kësaj nisme ndër shtetet e para në botë, duke dëshmuar përkushtimin për t’u siguruar fëmijëve mbrojtje në epokën e mundësive më të avancuara të botës digjitale.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports