Shtetasit e huaj njoftohen me rregullat e reja në kufi

Institucionet e Kosovës kanë nisur zbatimin e disa rregullave të reja që lidhen me qëndrimin e shtetasve të huaj dhe përdorimin e automjeteve me targa..

2 minutes

Read Time

Institucionet e Kosovës kanë nisur zbatimin e disa rregullave të reja që lidhen me qëndrimin e shtetasve të huaj dhe përdorimin e automjeteve me targa të huaja në vend. Këto masa vijnë si pjesë e zbatimit të legjislacionit në fuqi dhe do të aplikohen në të gjitha pikat kufitare.

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se, në përputhje me deklarimet e djeshme të kryeministrit, Albin Kurti dhe përfaqësuesit special të BE-së, Peter Sorensen, është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e plotë të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, shtetasit e huaj janë informuar nga zyrtarët policorë për rregullat e reja. Ndërkohë, nga dita e hënë pritet që në të gjitha pikëkalimet kufitare në vend të fillohet me aplikimet për leje-qëndrim ose me lajmërimin e adresës së qëndrimit. Ky vendim nuk është pritur mirë nga disa shtetas të huaj në këtë pikëkalim.

“Më lajmëruan policia që e kanë bërë për 90 ditë veç me qëndrua rnë Kosovë. Nuk është e drejtë, ne vizitojmë familjen shpesh, kontribuojmë për këtë vend, besoj që nuk është e drejtë”, tha për RTK njëri nga qytetarët e intervistuar.

“Na njoftuan për rregullat e reja për veturat që nuk guxojnë të rrinë më shumë se tre muaj. Kjo nuk na ka pëlqyer, çka nëse ne duam të rrimë më tepër. Tani nuk e di a duhet ta lëshojmë Kosovë, e të kthehemi prapë ta vazhdojmë pushimin. Ne kemi dokumente edhe të Kosovës, vetëm pse e kemi veturën me tabela të huaja nunë mendoj se kjo është ngarkesë më tepër”, tha një tjetër qytetar.

E shtetasit e Shqipërisë nuk e mirëpritën vendimin.

Ky regjistrim ka për qëllim integrimin e të dhënave të lindjes, martesës dhe vdekjes në sistemin zyrtar të Kosovës, ndërsa shtetasit e huaj janë të obliguar që të deklarojnë adresën brenda tre ditëve nga hyrja në Republikën e Kosovës. Deklarimi mund të bëhet online apo edhe në stacionin më të afërt policor.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports