Zotëria i Parë ftohet nga Melania Trump në takimin inaugurues të koalicionit global “Fostering the Future Together” në SHBA

Republika e Kosovës do të përfaqësohet në një nismë ndërkombëtare që synon të mbështesë zhvillimin dhe sigurinë e fëmijëve në epokën digjitale. Në këtë kuadër, përfaqësues të shteteve të ndryshme do të mblidhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të diskutuar bashkëpunimin dhe projektet që lidhen me të ardhmen e të rinjve.

Me ftesën e Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump, në kuadër të nismës së saj Fostering the Future Together (FFT), Zotëria i Parë i Republikës së Kosovës, Prindon Sadriu, do të marrë pjesë në takimin inaugurues të Koalicionit Botëror të FFT i cili do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin amerikan të Shtetit, më 24 dhe 25 mars.

“Pjesëmarrja e Kosovës në këtë koalicion krijon mundësi të jashtëzakonshme që nxënësit dhe fëmijët tanë të përfitojnë nga projektet, programet dhe inovacionet e kompanive më të njohura amerikane të teknologjisë, përfshirë platforma të avancuara digjitale, inteligjencë artificiale dhe mjete të reja edukative që mbështesin zhvillimin, kreativitetin dhe sigurinë online të tyre, gjithnjë duke vendosur në fokus mbrojtjen dhe mirëqenien e të rinjve dhe fëmijëve”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Me iniciativë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Kosova iu bashkua kësaj nisme ndër shtetet e para në botë, duke dëshmuar përkushtimin për t’u siguruar fëmijëve mbrojtje në epokën e mundësive më të avancuara të botës digjitale.

Të ngjashme:

Ndryshim i motit gjatë javës në Kosovë, nga e marta priten reshje shiu dhe bore
  • March 15, 2026

Java e ardhshme pritet të sjellë ndryshime të dukshme të kushteve atmosferike në Kosovë. Pas një fillimi relativisht të qetë të javës, parashikimet tregojnë për shtim të vranësirave dhe reshje…

Vazhdo lëximin...
Haradinaj përkujton Heroin e Kosovës, Yll Morina, në përvjetorin e rënies
  • March 15, 2026

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Heroin e Kosovës, Yll Morina, në përvjetorin e rënies së tij. Përmes një mesazhi publik, Haradinaj e vlerësoi Morinën…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Zotëria i Parë ftohet nga Melania Trump në takimin inaugurues të koalicionit global “Fostering the Future Together” në SHBA

  • March 15, 2026
Zotëria i Parë ftohet nga Melania Trump në takimin inaugurues të koalicionit global “Fostering the Future Together” në SHBA

Ndryshim i motit gjatë javës në Kosovë, nga e marta priten reshje shiu dhe bore

  • March 15, 2026
Ndryshim i motit gjatë javës në Kosovë, nga e marta priten reshje shiu dhe bore

Trepça vazhdon serinë e fitoreve, triumfon ndaj Bashkimit në Prizren

  • March 15, 2026
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, triumfon ndaj Bashkimit në Prizren

Aktivitetet që sfidojnë trurin mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit mendor

  • March 15, 2026
Aktivitetet që sfidojnë trurin mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit mendor

Aplikacioni i ri e kthen “YouTube” në televizion kabllor

  • March 15, 2026
Aplikacioni i ri e kthen “YouTube” në televizion kabllor

Flutura e konsideruar e zhdukur për 30 vjet rishfaqet në Angli

  • March 15, 2026
Flutura e konsideruar e zhdukur për 30 vjet rishfaqet në Angli