Haradinaj përkujton Heroin e Kosovës, Yll Morina, në përvjetorin e rënies

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Heroin e Kosovës, Yll Morina, në përvjetorin e rënies së tij. Përmes një mesazhi..

1 minute

Read Time

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Heroin e Kosovës, Yll Morina, në përvjetorin e rënies së tij.

Përmes një mesazhi publik, Haradinaj e vlerësoi Morinën si një nga luftëtarët e hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se ai iu bashkua luftës që në ditët e para për lirinë e vendit.

“Ndër luftëtarët më të zotë, Yll Morina ishte rreshtuar në UÇK që në ditët e para, për t’ia falë jetën atdheut.

I pavdekshëm në kujtimin e brezave. Krenari e Gjakovës, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve”, thuhet në postimin e kreut të AAK-së.

About the Author