Zgjedhjet e dhjetorit: Vetëm 12 ditë fushatë, të gjitha afatet e rëndësishme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike afatet kryesore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor..

1 minute

Read Time

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike afatet kryesore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Në mbledhjen e mbajtur të premten, KQZ njoftoi se fushata zgjedhore për partitë politike do të zgjasë vetëm 12 ditë, duke filluar më 17 dhjetor dhe duke përfunduar me ditën e zgjedhjeve, më 28 dhjetor.

Po ashtu, procesi i certifikimit të subjekteve politike dhe i listave të kandidatëve do të zhvillohet nga 24 nëntori deri më 30 nëntor dhe do të ndahet në dy faza. Ky proces u përcaktua si i veçantë nga procedurat e tjera zgjedhore.

Sipas vendimit të KQZ-së, procesi zgjedhor do të zhvillohet sipas këtyre afateve kryesore:

Vendimi për kufizimin e shpenzimeve të fushatës: deri më 24 nëntor 2025.

Deklarimi i partive politike për mos-pjesëmarrje në zgjedhje: 24–30 nëntor 2025.

Deklarimi për pjesëmarrje përmes koalicioneve: 24–30 nëntor 2025.

Aplikimi për certifikim të subjekteve politike: 24–30 nëntor 2025.

Dorëzimi i listave të kandidatëve: 24 nëntor – 7 dhjetor 2025.

Tërheqja e shortit për renditjen në fletëvotim: 8 dhjetor 2025.

Emërimi i Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve: 26 nëntor 2025.

Publikimi i listës së Qendrave të Votimit: 25 nëntor 2025.

Miratimi dhe publikimi i Qendrave Komunale të Numërimit: 25 nëntor 2025.

Ndërrimi i Qendrës së Votimit: 26 nëntor – 6 dhjetor 2025.

Kundërshtimet dhe konfirmimet për listën votuese: 26 nëntor – 6 dhjetor 2025.

Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës: 26 nëntor – 6 dhjetor 2025.

Certifikimi i listës votuese brenda dhe jashtë vendit: 10 dhjetor 2025.

Votimi përmes postës: 12–27 dhjetor 2025.

Fushata zgjedhore për subjektet e certifikuara: 17 dhjetor – 28 dhjetor 2025, ora 06:59.

Regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta: 11–21 dhjetor 2025.

Emërimi i Këshillave të Vendvotimeve në Kosovë dhe në përfaqësitë diplomatike: deri më 16 dhjetor 2025.

Aplikimi për akreditimin e vëzhguesve: 5–20 dhjetor 2025.

KQZ theksoi se të gjitha procedurat do të ndiqen sipas ligjit dhe se institucionet zgjedhore tashmë kanë filluar përgatitjet për organizimin e procesit të 28 dhjetorit. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports