Tre persona ndalohen pas publikimit të fotove me kafshë të vrara nga gjuetia e paligjshme

Tre persona nga fshati Astrazub i Malishevës janë ndaluar nga Policia e Kosovës për dyshimin e kryerjes së gjuetisë së paligjshme dhe mbajtjes së armëve..

1 minute

Read Time

Tre persona nga fshati Astrazub i Malishevës janë ndaluar nga Policia e Kosovës për dyshimin e kryerjes së gjuetisë së paligjshme dhe mbajtjes së armëve pa leje. Arrestimi u bë pas verifikimit të fotove të publikuara nga të dyshuarit në rrjetet sociale, ku shfaqeshin kafshë të vrara.

Sipas raportit të policisë, të ndaluarit u shoqëruan në stacionin policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit u sekuestruan tri pushkë gjuetie.

Pas përfundimit të procedurës hetimore fillestare, personat e dyshuar u liruan në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin do të vazhdojnë sipas ligjit. /Gjurmuesi/

About the Author