Ekipi i emisionit Fol me Arin, e ka vizituar sot Vranjevcin të Prishtinës ku ka pasqyruar hallet e banorëve të kësaj lagje.
Një nga banorët tha se problemet kryesore janë kapakët e pusetave të cilat janë vjedhur si dhe mungesa e ndriçimit.
Ai paralajmëroi se nëse vazhdon kjo gjendjen në këtë rrugë të lagjes edhe gjatë dimrit do të ketë pasoja sidomos me aksidente.
“Gjithçka duhet të ndërmerret për të mos e pritur dimrin. Në qoftë se e presim dimrin, këtu katastrofë me ndeshje e me shumë sene tjera”, u shpreh ky banor.
Derisa theksoi se edhe pas shumë kërkesave, komuna nuk ka marrë asnjë masë me arsyetimin se tashmë për këtë vit e ka planprogramin.














