Vetëvendosje ka bërë të ditur se në mbledhjen e radhës ka marrë një vendim të rëndësishëm për drejtimin e ardhshëm politik të partisë, duke konfirmuar kandidaturën e Albin Kurtit për postin e kryeministrit.
Në takimin e 61-të të Këshillit të Përgjithshëm, anëtarët kanë votuar që lideri i kësaj partie të jetë sërish kandidati kryesor për qeverisjen e ardhshme.
Partia ka nisur gjithashtu përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të zhvillohen më 28 dhjetor. /Gjurmuesi/







