Shqiptari në Britani shpallet fajtor pasi ndoqi policët me sharrë elektrike

Një rast i rëndë dhune ndaj policisë ka përfunduar me shpalljen fajtor të një 32-vjeçari, i cili akuzohet se ka tentuar të vrasë një oficer..

1 minute

Read Time

Një rast i rëndë dhune ndaj policisë ka përfunduar me shpalljen fajtor të një 32-vjeçari, i cili akuzohet se ka tentuar të vrasë një oficer duke e ndjekur me sharrë elektrike. Ngjarja kishte ndodhur më 6 maj të vitit të kaluar.

Liridon Kastrati u akuzua fillimisht se kishte goditur makinën e tij në një automjet policie dhe më pas kishte vrapuar drejt oficerëve me sharrë elektrike në duar. Ai mohoi akuzën për tentativë vrasjeje ndaj katër policëve, por gjatë gjyqit në Gjykatën e Lartë në Paisley u shpall fajtor vetëm për një akuzë të tentativës së vrasjes ndaj një personi. Në akuzën e rishikuar është hequr edhe pretendimi për përplasjen me makinë.

Të hënën, prokuroria tërhoqi katër akuza të tjera – për prishje të rendit publik, vjedhje automjeti dhe kundërvajtje rrugore – të cilat Kastrati po ashtu i kishte mohuar, duke bërë që ai të shpallej i pafajshëm për to.

Ai pritet të marrë dënimin më 19 dhjetor, ndërsa gjykatësi Gallacher paralajmëroi se dënimi do të jetë “i konsiderueshëm”.

Pamjet e publikuara nga momenti i incidentit tregonin Kastratin duke vrapuar në rrugë me sharrën elektrike në duar. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports