Tragjedi në Hong Kong: 36 persona humbin jetën nga zjarri

Një tragjedi e rëndë ka goditur Hong Kongun, ku një zjarr i madh që shpërtheu në disa ndërtesa banimi në lagjen Tai Po ka shkaktuar..

1 minute

Read Time

Një tragjedi e rëndë ka goditur Hong Kongun, ku një zjarr i madh që shpërtheu në disa ndërtesa banimi në lagjen Tai Po ka shkaktuar një numër të lartë viktimash.

Autoritetet lokale kanë konfirmuar se numri i të vdekurve ka arritur në 36 persona. Lajmi u bë i ditur të enjten nga kreu i qytetit, John Lee.

Sipas tij, të paktën 279 persona mbeten të zhdukur, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë përfunduar në spital si pasojë e incidentit.

Në vendngjarje janë angazhuar më shumë se 700 zjarrfikës, të cilët po luftojnë me flakët në kompleksin Wang Fuk Court, një zonë banimi ku jetojnë rreth 4,600 njerëz. /Gjurmuesi/

About the Author