Një numër veteranësh të luftës, të cilët janë të punësuar në ndërmarrje publike, kanë shprehur pakënaqësi pasi thonë se nuk kanë pranuar pensionin për muajin shkurt. Ata e konsiderojnë këtë situatë si të padrejtë dhe kërkojnë zgjidhje për këtë çështje.
Sipas tyre, zbatimi i pagesës prej 50 për qind të pensionit, në vlerë prej 102 eurosh, është realizuar vetëm për disa muaj pas vendimit të Gjykatës Supreme, ndërsa tani thonë se pagesat nuk janë bërë.
Organizata e Veteranëve ka kërkuar që institucionet të gjejnë një zgjidhje për këtë problem, ndërkohë që nga IKD është kërkuar edhe ndryshimi i ligjit për veteranët.






