Ish-katërshja e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, sot thanë fjalën e fundit para trupit gjykues në Hagë.
Sot në Gjykatën Speciale është mbajtur seanca ku katër të akuzuarit për krime lufte, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë dhënë fjalën e fundit para trupit gjykues në Hagë.
Të katër kanë folur për përpjekjet e tyre gjatë luftës dhe qëllimet që i udhëhoqën në atë kohë.
Pas përfundimit të seancës, ka reaguar vajza e Jakup Krasniqit, Gresa Krasniqi, e cila përmes një postimi shkroi: “4 çlirimtarë, 4 fjalime të fuqishme, 4 mësime historie. Të katër njëzëri thanë: Luftuam regjimin gjenocidal të Serbisë, luftuam për liri. E drejta për të jetuar i lirë nuk është krim”.







